.

I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri, ja kur temperaturat do shënojnë 39 gradë.Apeli i mjekëve

I nxehti afrikan pritet të prekë Shqipërinë gjatë kësaj jave. Temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë në fundjavë, ndërsa mjekët bëjnë apel për të moshuarit dhe fëmijët që të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të pikut.

Java e dytë e qershorit nis me temperatura të larta, vlerat e të cilave do të arrijnë deri në 39 gradë.Meteorologët bëjnë me dije se ky muaj do të sjellë të nxehtin afrikan.
“Nga dita e mërkurë deri në fundjavë do të kemi rritje graduale të tyre duke bërë që ditën e premte dhe të shtunën të kulmojë me vlerat 38-39 Gradë Celsius. Është një muaj i nxehtë. Parashikohet që muaji qershor të mbyllet më i lartë se vlerat klimatike.”

Por, mjekët bëjnë apel për të treguar kujdes gjatë kësaj periudhe. Të moshuarit, por edhe fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell gjatë periudhës së pikut.