.

Fansat kapin gafën e madhe të Rudina Magjistarit, e ‘masakrojnë’ me komente (Foto)

E ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina” ishte aktorja shumë e dashur për publikun e që na bën gjithnjë të qeshim me rolet e saj në “Portokalli”, Delinda Disha.

Delinda gjatë intervistës foli për profesionin, bashkëshortin dhe djalin e saj të cilin për herë të parë e kishte marrë në një studio televizive.

Pas emisionit, Rudina postoi në Instagram disa foto nga intervista me Delindën duke shkruar për të ftuarën, por një gabim i vogël bëri që fansat të komentojnë.

“Ne studio sot me aktoren e humorit, Delinda Disha, ne nje rrefim per aktrimin, familjen dhe ‘dhalin’ e saj, Dasantinin”, shkruante Rudina. Por menjëherë moderatorja e kapi gabimin dhe e rregulloi duke rishkruar “djalin”.