.

“Është për nuse”/ Ja pas kujt moderatoreje është i fiksuar Bylyku

 

Këngëtari Lorenc Hasrama, i cili solli këtë vit në “Kënga Magjike” një bashkëpunim me aktorin e humorit Olsi Bylyku, ka qenë i ftuar të dielën në “B.E Caffee”, emision i drejtuar nga ky i fundit, Bes Kallaku dhe Erion Isai.


Lorenci dhe Olsi janë edhe miq shumë të mirë, të cilët nuk kanë mundur dot t’i shmangen pyetjeve të Erionit dhe Besit. Gjatë intervistës, një nga pyetjet më pikante për dy djemtë ishte se cila sipas tyre është vajza më e bukur në ekran.Pasi panë njëri-tjetrin në sy, Olsi dhe Lorenci buzëqeshën dhe pranuan se pëlqenin të njëjtën vajzë. “Thuaje, thuaje! Do ta thuash ti apo ta them unë?”- i tha Olsi Lorencit, i cili ia ktheu: “E ke fjalën për atë që mendojmë të dy?” “Po”-iu përgjigj me të qeshur Olsi. “Shikonin në Instagram këto vajzat e showbiz-it dhe kur dilte Nevina Shtylla thoshim: Ah,kjo është për nuse”-tregoi Lorenci.

Kujtojmë se Olsi Bylyku momentalisht po përjeton një lidhje dashurie me një vajzë e cila quhet Egli.