.

Dha dorëheqjen si deputet, kush do e zëvendësojë Gruevskin

Deputeti nga rradhat e VMRO-DPMNE-së, Gjoko Kamçevi është ftuar nga KZHZ të zëvendësojë ish-kryeministrin në azil Nikolla Gruevski. Dorëheqja e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Gruevski do të shqyrtohet më tutje nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas alsat, Gruevski duke qenë se është në arrati nuk mund të shpjegojë dorëheqjen para deputetëve. Gjoko Kamçevin nga Vallandova, sipas listës është i ardhshmi i VMRO-DPMNE-së nga zgjedhjet parlamentare të 2016.Kamçev më herët ishte deputet gjatë periudhës 2014-2016.
Ndërkaq Gruevski ka disa masa paraburgimi duke marrë parasysh edhe vendimin me burg prej dy vitesh.