.

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vlorë/Vdes kreu i njësisë administrative pasi mori plumb në gjoks(Emri)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kotë të Vlorës, ku ka mbetur i plagosur rëndë kreu i kësaj njësie administrative, Argjil Gjoka.

Mësohet se ai ka marrë një plumb në gjoks, e per fat te keq ka nderruar jete pak pas ngjarjes.Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Nderkohe, Kota u trondit edhe ne nentor te 2018 kur mbeti i vrare Fatmir Hodo, 64 vjeç, kryetar i njësisë administrative, pasi u qëllua me çifte nga 44- vjeçari Admir Delaj pas një sherri.