.

Bes Kallaku me partinë e tij politike? Në kulmin e krizës, aktori i humorit jep njoftimin e papritur

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka zbuluar më në fund projektin e ri me të cilin po punon.Në një postim në Instagram, Besi ka treguar se së shpejti do të sjellë një film me të cilin ka mbi dy vite që punon.

Filmi titullohet Falco dhe bën fjalë për një laçjan që krijon partinë e tij politike të quajtur ‘Partia Para Albania’.
Aktori ende nuk ka zbuluar datën e publikimit të filmit, i cili do të jetë komedi, plot me skena humori.
‘Coming soon. Nje projekt qe ka mbi 2 vite me te cilin po punoj.
Filmi: Falco
Zoti ju rujt ër ejjjj’, shkruan Besi krahas fotos në Instagram.