.

Thahet pema e miqësisë së Trump dhe Macron

 

Lisi i mbjellë nga Donald Trump dhe Emmanuel Macron si një simbol i rrënjëve të thella mes dy shteteve është tharë, sipas raportimeve, shkruan Metro.co.

Presidenti francec, Macron i dha lisin e ri Presidentit Trump gjatë një vizite zyrtare në Washington DC, në prill vitin e kaluar. Fotot e tyre u publikuan gjerësisht në rrjet, ku Macron dhe Trump dukeshin duke mbjellë pemë. Macron tha në atë kohë se pemë ishte një kujtim i Shtëpisë së Bardhë dhe rrënjëve që lidhin dy shtetet. Sidoqoftë, vetëm disa ditë më parë pema u shkul nga toka dhe u largua. Sidoqoftë, AFP raportoi një burim diplomatik duke thënë se pema është tharë.

Tharja vjen pak muaj nga përkeqësimi i marrëdhënieve mes dy presidentëve.