.

Ponin e zë belaja, punëtori i bën të pabërën gjatë xhirimeve të klipit(Video)

Dy ditë më parë, këngëtarja Poni publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me reperin Skivi. Kënga rezultoi shumë e suksesshme dhe u pëlqye menjëherë nga fansat dhe të gjithëve u tërhoqi vëmendje skenat e ndryshme në klip.

Mirëpo, këngëtarja çfarë nuk paska hequr për të realizuar një pjesë në det. Së fundmi ajo ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve ku shihet e ulur në një varkë, mirëpo varkëtari vendos që të lirojë litarin dhe varka lëvizi.

“Anije pa vela po, dhe më vonë vjen dhe varkëtari heq litarin! Vazhdimi lufte në prapaskenë”, ka shkruar Poni në video teksa në sfond dëgjohen zërat e bashkëpunëtorëve që i kërkojnë burrit në fjalë të largohet nga plani./Xing.al