.

Kush la kë? Zbulohen detaje të ndarjes së Irina-s dhe Bradley-t

 

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të ndarjes që erdhi pas katër vitesh lidhje. Ndonëse nuk ishte e papritur, të gjithë duan të dinë më shumë detaje dhe sidomos një përgjigje për pyetjen: Kush la kë?

Irina ka qenë ajo që i ka dhënë fund marrëdhënies, ka treguar një burim pranë “Entertainment Tonight”. “Së fundmi, Irina vendosi që ishte mbushur kupa. Ajo ndihej sikur s’po merrte përkushtimin që donte dhe zënkat e vazhdueshme e bënin jetën e tyre të padurueshme. Ata janë njerëz shumë të ndryshëm dhe kur kuptuan që vetëm fëmija po i mbante bashkë, ishte koha të ndaheshin.

Disa prej miqve të tyre mendojnë se çifti kurrë nuk pati mundësinë ta njohë njëri-tjetrin jashtë të qenit një familje dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt”-është shprehur fillimisht burimi, i cili bëri gjithashtu me dije se çifti është ndarë në periudhën e publikimit të “A Star is Born” por që u këshilluan që të mos e bënin publike pasi ndarja e tyre do linte në hije premierën e filmit.

“Irina kishte shpresa të mëdha për të ardhmen e tyre bashkë dhe ndihej sikur pas lindjes së fëmijës do gjenin kohën të martoheshin, por nuk ndodhi kurrë. Ajo donte më shumë nga Bradley në çdo aspekt, por ishte e palumtur dhe ndihej sikur ai kalonte shumë kohë duke punuar”- përfundoi burimi.