.

Ermal Mamaqi ndan me ndjekësit talentin e të birit

 

Moderatori Ermal Mamaqi u ka prezantuar ndjekësve të tij në rrjetin social “Instagram” prirjen dhe talentin e të birit, Joeli.

Krahas disa fotografive të publikuara, ku Joeli shihet tepër i fokusuar tek kamera ndërkohë që Ermali po angazhohej për bërjen e një reklame në një resort luksoz në Turqi, ky i fundit e ka cilësuar të birin si një regjisor të ri dhe tepër të talentuar.

Joeli, i cili është fëmija i parë i Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, duhet thënë se është një kopje e të atit.