.

Elvana Gjata prezanton për të parën herë babain (Foto)

Duket që pushimet kanë filluar për këngëtaren Elvana Gjata.

Pas promovimit të filmit ‘2 gisht mjaltë’ në kinema të ndryshme të Europës dhe disa koncerteve të mbajtura, Elvana ka gjetur pak kohë edhe për të pushuar.

Ajo ka zgjedhur bregdetin dhe ka publikuar disa foto, të cilat ia ka realizuar i ati.

Pak minuta më pas, Gjata ka publikuar edhe një video bashkë me të. Ky është një ndër rastet e rralla kur këngëtarja del në publikë me babain.

Më herët, Elvana ka treguar se i ati në profesion ka qenë oficer.

“Foto nga babi”-ka shkruar ajo krahas fotos së realizuar në Durrës.