.

Tronditet FIFA, zëvendës presidenti arrestohet për korrupsion

 

Zëvendës presidenti i FIFA-s, ndryshe presidenti i CAF (Konferedata Afrikane) Ahmad Ahmad është arrestuar ditën e sotme në Paris, në prag të Kupës së Botës për femra. Sipas informacioneve, drejtuesi akuzohet për korrupsion dhe “akuza të lidhura me mandatin e tij si president i CAF. FIFA nuk njeh detajet e lidhura me këtë hetim dhe nuk mund të shprehë një koment specifik”, shkruan organi më i lartë i futbollit.

“FIFA ka luftuar për të dalë nga kriza e korrupsionit të shpërthyer me arrestimet e shumë funksionarëve në maj 2015”. Pikërisht një skandal që ndjek pas fjalëve të Infantinos se tashmë “FIFA është e pastër dhe nuk ka më korrupsion”./TS/