.

Messi: Djali im feston golat e Real Madridit sepse…

Ai është padyshim një nga futbollistët më të mirë të globit. Talenti i Lionel Messit nuk ka kufi, e ndoshta kjo gjë do trashëgohet edhe te pasardhësit e tij. Messi ka dy djem, e në një intervistë për TyC Sports ai ka folur për ta, se si i përjetojnë golat, humbjet apo fitoret e babait të tyre.

“Mateos i pëlqen të gjitha fanelat e secilës skuadër dhe i vesh ato. Por herën e fundit që luanim në Play Station, ai më tha: ‘Unë do të zgjedh Liverpoolin, ato që ju mposhtën. Ai kupton pak, por realisht nuk i kupton të gjitha. Kur humbëm kundër Valencias ai tha më tha: Valencia ju mundi, eehh. Ai shikon ndeshjet në televizion dhe feston golat e Real Madridit për të irrituar vëllain e tij, Thiago”, u shpreh Messi.