.

Erion Braçe në Open: 339 u përdor nga prokurorët për biznes, të hetohen të gjithë

Zv.kryeministri Erion Braçe, deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se përgjimet e publikuara janë punë e përditshme të Prokurorisë por dikush ka bërë biznes personal me dosjen.

Askush nuk ka hetuar. Kjo dosje ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga Policia e Shtetit nën qeverinë e PS-së dhe LSI-së në policinë e Kavajës dhe më pas në prokurorinë e Kavajës e më pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Hetimin e kemi nisur ne për aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ajo që është publikuar deri tani nuk është i përfshirë në trafik droge asnjë nga zyrtarët e PS-së as Vangjush Dako e as kryebashkiaku i Shijakut.

Ne po bëjmë punën e Prokurorit që ka bërë biznes, nëse më kërkoni mua mendimin tim të zbatohet dosja për secilin.

Nëse ka një gjë që nuk ka ndodhur deri tani është hetimi tha Braçe.

Hapur.al