.

U ngacmua nga fansi, reagon Miley Cyrus: S’mund të më prekni

 

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus dhe partneri i saj, Liam Hemsworth po futeshin në makinë shoqëruar nga truprojat teksa një incident ndodhi. Një fans e kapi me forcë këngëtaren nga qafa dhe e puthi në faqe. Ngjarja e ndodhur në Barcelonë është filmuar dhe ka bërë xhiron e nëpërmjet rrjeteve sociale.

 

 

 

Së fundmi ka reaguar dhe vetë Miley e cila nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se përgjigja e saj i drejtohet atyre që e justifikonin veprimin e fansit me argumentin “vetë e kërkove”, “pse ishe veshur ashtu”, “tekstet e tua e kanë fajin” etj.
“Ajo mund të veshë çfarë të dojë. Mund të jetë e virgjër. Mund të jetë duke fjetur me 5 njerëz të ndryshëm. Mund të jetë me bashkëshortin e saj. Mund të jetë me të dashurën e saj. Mund të jetë e zhveshur. Ajo nuk DUHET të preket dhe të kapet pa lejen e saj.”- shkruan këngëtarja e njohur në Instagram.
Ajo e vazhdoi mesazhin e saj nëpërmjet postimeve me hashtagun #StillNotAskingForIt përmbi fotot me komentet që justifikonin veprimin.