.

Ja si e ka parandjerë Rodriguez se do të ishte partneri i JLo

 

Alex Rodriguez duket se e ka parandjerë se do të ishte përkrah Jennifer Lopez si partneri i saj. Ai ka publikuar së fundmi në rrjetin social “Instagram” një video të tijën të xhiruar në vitin 1998, ku shprehet se Jennifer do të ishte vajza ideale për të realizuar një takim romantik.

Bëhet fjalë konkretisht për kohën kur ai ka qenë 23 vjeç dhe luante me skuadrën e bejsbollit “New York Yankees”. Përkrah videos, Alex ka shkruar me emoji të qeshurash: “Kisha një parandjenjë”.

Kujtojmë se Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez u fejuan në mars të këtij viti dhe lajmi u komunikua nga vetë çifti përmes postimit të fotografive që dëshmonin momentin e propozimit.