.

E rëndë/ Gruaja e la shtëpinë të mbushur me mbeturina e mijë, policia gjen foshnjat të…

 

Dy fëmijë kanë humbur jetën, pasi shtëpia ku ato jetonin ishte mbuluar nga një ‘mal’ me mbeturina.

Ngjarja ka ndodhur në Massachusetts në SHBA, ku në shtëpinë e mbytur nga plehrat u gjetën trupat e dy foshnjave dhe një fetus në dollap.


Nëna e tyre, Erika Murray, 35-vjeç, është akuzuar për vdekjen e dy fëmijëve të saj, ndërsa katër fëmijë të tjerë, u larguan nga shtëpia.

Sipas fqinjëve, shtëpia ishte e mbuluar nga pelenat, ushqime të kalbura, pëlhura të ndyra, shishe, pleshta dhe minj. Ekipe pastruese iu deshën plot 90 orë për të pastruar shtëpinë.