.

Trump thyen protokollin gjatë takimit me Mbretëreshën

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e mbarë mediave botërore në takimin zyrtar me mbretëreshën Elizabeth në Angli, pasi nuk bëri asnjë veprim kortezie ndaj sovranes.

Trump e ka takuar mbretëreshën e Anglisë në të njëjtën formë që takohen zakonisht meshkujt përgjatë përditshmërisë, duke i zgjatur dorën në formë grushti.

Ndonëse sjellja e tij konsiderohet një thyerje protokolli, Elizabeth duket se nuk është shqetësuar aspak nga kjo gjë, përkundrazi. Me një buzëqeshje në fytyrë, sovrania 90-vjeçare e ka respektuar këtë lloj forme të të takuarit.