.

FOTOT: Jay-Z nuk di ku të çojë paratë, zyrtarisht i pari reper miliarder në botë

Jay-Z është shpallur miliarderi i parë i hip-hopit në botë.Lajmi u bë i ditur nga Forbes. Reperi arriti të ndërtojë një perandori me anë të muzikës, pronave, modës dhe investimeve.

Revista amerikane ka vlerësuar se pasuria e reperit arrin në 1 miliardë dollarë.Forbes tha se bashkëshorti i Beyonce pati sukses, sepse ndërtoi marka.

Jay-Z, i lindur Shawn Carter, u rrit në një nga zonat më famëkeqe të New York.

Ai fitoi famë në vitin 1996 me albumin e tij debutues Reasonable Doubt.Albumi i reperit i vitit 2001, The Blueprint u bë pjesëë e Library of Congress’ National Recording Registry sepse u vlerësua si “kulturor ose estetikisht i rëndësishëm”.Ndërsa Beyonce raportohet se ka një pasuri me vlerë rreth 335 milion dollarë.