.

Australia përfshihet nga moti i ftohtë, bie dëborë në qershor

Australia është përfshirë nga moti i ftohtë, me reshje të dëborës dhe të akullit. Reshjet e borës kanë përfshirë zonën e largët sub-tropikale të Queensland.

Meteorologët në shtetin australian thanë se kishte rënë shumë borë, duke shtuar se kaq shumë reshje nuk kanë parë as në vitin 2015. Temperatura të ulëta, shoqëruar me reshje e ngrica janë parashikuar edhe për Sydneyn.

Duke qenë se moti ishte me shi, breshër dhe borë, njerëzit janë detyruar që të mbyllen nëpër banesa. Meteorologët theksojnë se mot i tillë ishte një dukuri e pazakontë në një shtet me një klimë tropikale.