.

VIDEO/Po dilte me të shoqin nga hoteli, Miley puthet me zor nga fansi

 

Këngëtarja Miley Cyrus është puthur me dhunë nga një fans, teksa po dilte me bashkëshortin Liam Hemsworth nga një hotel në Barcelonë. Teksa u rrethuan papritmas nga fansat, 26-vjeçarja u prek nga njëri prej tyre në kokë dhe më pas iu afrua duke e puthur me zor në faqe.

E gjitha zgjati për disa sekonda, pasi ndërhynë forcat e sigurisë. Miley menjëherë preku të shoqin, i cili nuk ngurroi ta përqafojë dhe t’i jepte një puthje të ngrohtë. Çifti i njohur ndodhet në Barcelonë, pasi këngëtarja ishte pjesë e festivalit “Primavera Sound”.