.

Aksidenti fatal i mori jetën, zbulohet shpejtësia marramendëse me të cilën po i jepte makines Rejes

Të shtunën në mesditë bota e futbollit u shtang, pasi Hoze Antonio Rejes humbi jetën në një aksident tragjik në Sevija.
35-vjeçari ishte duke udhëtuar me kushëririn e tij dhe një mik familjar të cilët gjithashtu kanë ndërruar jetë.
Mediat spanjolle kanë zbardhur detajet e këtij aksidenti. Rejes ishte duke i dhënë makinës së tij të tipit “Mercedes Babrus”, më një shpejtësi rreth 237 km/h. Në ato momente është çarë një prej gomave të makinës, çka ka bërë që mjeti të hidhet rreth 200 metra jashtë rrugës me asfalt.

Ceremonia e varrimit të 35-vjeçarit është bërë ditën e sotme në orën 9:30 të mëngjesit, në Utrera të Sevijës, ku ishin të pranishëm miq dhe familjar të spanjollit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit./Panoramasport