.

Lajm i keq te Gjermania, Joachim Low e zë shtanga në palestër

 

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur trajnerit të Gjermanisë, Joachim Low ku gjatë stërvitjes në palestër i ka rënë shtanga në gjoks. Sipas mediave gjermane, Low i është dashur mjekimi në spital dhe teknikut do t’i duhet një regjim afër njëmujor për t’u rikuperuar.

“Ndihem mirë, por në ditët e ardhshme kam nevojë për një pushim të vogël. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me stafin e stërvitjes”– është shprehur Low pas incidentit.
Por lidhur me këtë afat, Low do i mungojë kombëtares gjermane në ndeshjet eleminatore për Euro 2020, përballë Bjellorusisë dhe Estonisë. Marcus Sorg i shoqëruar nga Andreas Köpke dhe Oliver Bierhoff do të zëvendësojnë 59- vjeçarin në këto dy ndeshje.