.

FOTO/ Tirana luan për mbijetesën, në tribuna e ndjekin… 2 kampionët e Partizanit

Tirana luan ndeshjen e fundit të kampionatit, në shtëpi përballë Flamurtarit, teksa ende nuk ka mbyllur matematikisht, llogaritë për mbijetesën.
Në tribunën e “Selman Stërmasit”, të shumtë janë futbollistët që kanë zgjedhur ta shohin nga afër këtë takim. Dy lojtarët e Partizanit, Telushi dhe Trashi, nuk janë të grumbulluar për takimin e të kuqve në Gjirokastër, dhe të dy po ndjekin nga afër Tiranën.

Një mik tjetër është edhe Mario Morina. Sulmuesi, i cili aktivizohet tek Prishtina në Kosovë, pas mbylljes së kampionatit atje, është kthyer, dhe e sheh ndeshjen bashkë me kapitenin e bardhebluve, Erando Karabecin, që gjendet i dëmtuar. Gjithashtu, nga Izraeli i largët ka ardhur edhe Jahmir Hyka, që gjendet bashkë me Morinën dhe Karabecin.

Ndërkohë, nuk mungojnë as zyrtarët nga FSHF. Është Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm në Federatë, që po e ndjek nga afër këtë takim.