.

“Vlora, serial krimi”, PD sulmon Ramën: Siguria nuk ekziston, vrasjet janë bërë të zakonshme

Pas atentatit me armë zjarri në Vlorë, ku humbi jetën një i ri dhe u plagos një tjetër, ka ardhur menjëherë një reagim nga radhët e Partisë Demokratike.

Anëtari i kryesisë se PD, Fatbardh Kadilli, shprehet se rendi dhe siguria nuk ekziston në qytetin ku kryeministri shqiptar është zgjedhur deputet.
“Vlora serial krimi.Perseri krimi godet ne Vlore. Nje i vrare dhe nje i plagosur rende eshte perfundimi i nje atentati ne mesnate.Vrasje, te shtena ne mes te qytetit jane bere ngjarje e zakonshme ne Vlore. Nuk kalon nje jave pa pasur nje ngjarje te rende. Ngjarje qe kane rrezikuar dhe jeten e qytetareve te pafajshem.

Rendi dhe siguria e qytetareve nuk ekzistojne ne qytetin ku KM eshte dhe deputet. Ndaj ne protesten e opozites binte ne sy nje baner i gjate me thirrjen : “Rama Ik Nga Vlora””, shkruan ai.