.

Breshëri plumbash në lokal, 35 vjeçari qëllohet në këmbë.Ja dëshmia për policinë

Detaje te reja pas ngjarjes se mbremshme ne Lezhe, ku u qellua me arme zjarri nje 35-vjeçar, teksa ishte i ulur ne lokal.
Policia njoftoi mbreme se ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Gurra”, ku shtetasi R. K., banues në Lezhë është plagosur me armë zjarri. Me pas ai u dergua në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqeruar disa persona qe ishin te pranishem ne lokal ne kohen kur ndodhi plagosja.

Sipas informacioneve, i demtuari po qendronte ne nje lokal, kur disa minuta me vone nje person i eshte afruar lokalit dhe ka qelluar ne drejtim te kembeve te tij.

I lenduari, R.K ne deshmine e pare qe dha per policine, ka deklaruar se nuk e ka idene perse eshte qelluar. “Nuk kam konflikte me njeri dhe se nuk kam fare dijeni se kush mund te ishte atentatori”- ka thene ai.

Informacioni paraprak

Në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.