.

Arba Kokalari zgjidhet eurodeputetja e parë shqiptare, Basha:Krenar dhe i lumtur me fitoren e saj

Arba Kokalari është zgjedhur eurodeputetja e parë shqiptare ne Parlamentin Evropian.Ajo vjen nga partia e Moderateve suedeze.

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka quajtur këtë një moment historik, teksa me një shënim në faqen e tij në FB, shpreh urimet për Arbën, fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës së PD në Partinë Popullore Europiane!

Mesazhi i Bashes

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!
Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!
Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!
Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian! Shqipëria si Europa