.

“Zemrat kanë thënë po që nga puthja e parë”, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani martohen pas 12 vitesh në ishullin e pabanuar

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë zyrtarisht burrë e grua!Lajmin e madh e ka dhënë sot këngëtari i njohur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkruan se pas 12 vjetësh dasma e tyre u bë realitet.
Ceremonia e veçantë e martesës besohet se është mbajtur në ishujt Maldive, aty ku ata kaluan disa ditë pushime me të voglën e tyre.

Albani dhe Miriami shfaqen të dy të veshur me të bardha, ndërsa nuk mungon e vogla Ameli, e cila e plotëson figurën e bukur familjare!
Kantautori ka shkruar edhe disa fjaë të ndjera në Instagram, ku shprehet se ka lidhur kurorë në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar në mes të oqeanit.

“Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencen e engjëllit tonë, Amelisë”, shkruan ai.

Miriam, e veshur me një fustan të thjeshtë nusërie dhe me vello të gjatë dhe Albani,me një kostum të bardhë, i thanë “po” njëri-tjetrit pak metra nga vendi ku kantautori i propozoi këngëtares në vitin 2013.
PO!

“U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht Burrë e Grua por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndrrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin.

U deshën 12 vite të thonim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmone PO nga momenti i puthjes së parë!

U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njeri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar.
Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise”, shkruan kengetari.