.

Superiorja/ Tirana “zot” i fatit të saj për mbijetesë

 

Në ndeshjen e rëndësishme të javës së 35-të Superiores, Tirana e cila luftonte për mbijetesë ka triumfuar ndaj Laçit me rezultatin 1-3.

Bardheblutë e kryeqytetit mposhtën 3-1 kurbinasit në një ndeshje “të çmendur” që mund të kishte pasur një rezultat edhe më të thellë, po të mos ishin humbur plot 3 penallti, një për Laçin dhe dy për Tiranën.

Një fitore gjithsesi e vyer për kryeqytetasit, të cilët në 90 minutat e fundit e kanë fatin në duart e tyre për qëndrimin në Superiore, ndërsa Kastrioti është me një këmbë drejt Kategorisë së Parë, pavarësisht se mposhti 2-1 Teutën, me durrsakët që humbasin kësisoj terren për kupat e Europës.

Në ndeshjet e tjera, kampionët e saposhpallur të Partizanit, të cilët pritet të festojnë në shesh rikthimin e titullit kampion pas 26 vitesh, barazuan 1-1 me Kukësin, edhe pse ishin verilindorët që kaluan të parët në avantazh me anë të Reginaldos, golit të të cilit iu kundërpërgjigj Çinari për “demat e kuq”.

Skënderbeu mposhti 2-0 Luftëtarin e Gjirokastrës, në të vetmen ndeshje pa interes të kësaj të diele.