.

Stresi, vargje luftarake nga burgu

 

Stresi, i cili po vijon në qeli nën akuzat për pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje, ka postuar në fundmi pas hekurave disa vargje në rrjetin social “Instagram”.

“99 herë mem rrezu, mjafton 1 herë me u çu, shum e lehtë me harru, ju shoh krejtve prej ktu… snichizzzz”-ka shkruar reperi, duke treguar kështu natyrën e tij luftarake.

Në këtë periudhë qendrimi larg familjes dhe njerëzve të afërt, përkrahja e këtyre të fundit nuk i ka munguar në asnjë moment. Ai ka mbështetje të madhe veçanërisht nga partnerja e tij, Kejsi.

Stresi dhe Kejsi u martuan në 12 shtator të vitit 2018 dhe që pas arrestimit të reperit, ajo nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht dashurinë ndaj partnerit.