.

Sot, dita e fundit e votimeve për Parlamentin Evropian

 

E diela shënon ditën e fundit të votimit në zgjedhjet për Parlamentin Evropian një përballje zgjedhjore mjaft e rëndësishme mes populistëve euroskeptikë dhe përkrahësve të Bashkimit Evropian.

Nacionalistët dhe grupime të tjera të ekstremit të djathtë që duan të ndalin emigracionin në Evropë dhe të forcojnë rolin e qeverive shtetërore pritet të rrisin përfaqësimin në parlament edhe pse partitë kryesore do të vazhdojnë të ruajnë kontrollin në legjislaturën e ardhshme me 751 vende.

Kërcënimi kryesor për partitë që aktualisht mbajnë shumicën në parlamentin evropian, vjen nga ministri i Brendshëm Italian i linjës së ashpër Matteo Salvini, i cili ka krijuar aleanca me një grup partish me qëndrime të ngjashme nga e gjithë Evropa.

Sipas parashikimeve të publikuara nga Parlamenti Europian muajin e kaluar, blloku i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Evropiane do të humbasë 37 nga 217 vendet dhe grupi i qendrës së majtë S & D do të bjerë nga 186 në 149 vende. Nga grupimet e ekstremit të djathtë, grupi Evropa e Kombeve dhe Lirisë parashikohet që të rritet nga 37 në 62 vende.

Përkrahësit e një integrimi më të fuqishëm në BE, të udhëhequr nga presidenti francez Emmanuel Macron, argumentojnë se sfidat si ndryshimet klimatike dhe frenimi i emigracion janë shumë të mëdha për t’u përballuar nga vendet evropiane në mënyrë individuale.