.

Më në fund bashkë! Butrinti dha sinjalin e parë të lidhjes, hedh foto me Kiarën

Butrint Imeri është një nga personazhet më të dashur të shoëbizzit, i komentuar shpesh për jetën e tij private.Prej kohësh përflitet se Butrinti është në një marrëdhënie me moderatoren Kiara Tito, por që vetë këngëtari nuk e ka konfirmuar.Ata kanë hedhur shpesh foto nga të njëjtat vende, por asnjëherë bashkë.
Megjithatë, sot Butrinti na ka suprizuar dhe ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku shfaqet bashkë me Kiarën në një fushë golfi. ‘Hajt, hajt’ shkruan këngëtari. Nuk dihet nëse kjo është një prej skenave nga klipi i ri i Butrintit apo i preferuari i vajzave ka vendosur të ‘flasë’.