.

I shpallur në kërkim për vite me radhë, ekstradohet për në Shqipëri 31 vjeçari- DETAJET

 

Është kryer ekstradimi i shtetasit shqiptar R.K, 31 vjeç, lindur në Tepelenë, nga Vjena drejt vendit tonë.

Ky shtetasi, ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 01.09.2016, në fshatin Karroq, Bashkia Finiq/Sarandë, në vendin e quajtur Grave është gjetur një parcelë e mbjellë me bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa.

Në vendin ku ndodhej parcela është gjetur dhe automjeti në pronësi të shtetasit R. K.

Gjithashtu në këtë parcelë janë gjetur dy kapsolla detonatore dhe një armë zjarri mod 54 me 14 fishekë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Vjenë/Austri, u bë i mundur arrestimi i tij në Austri, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./panorama