.

Basha:Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar.

 

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë. Teksa postoi një video nga kjo protestë, Basha shkruan se Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve.

Sipas tij, tani është koha për zgjidhjen politike.

“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!

Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.

Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme,” shkruan Basha.

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 26 mai 2019