.

“S’kam fjalë”, Alketa zbulon suprizën: Diçka e mrekullueshme do t’i ndodhë këtë të hënë Xheisonit

Tashmë historia e vogëlushit Xheison Baftit është bërë e njohur për të gjithë shqiptarët.Vogëlushi mori famë nga emisioni ‘Në kurthin e Piter Panit’ për shkak të mos shqiptimit të shkronjës ‘K’.
Por jo vetëm kaq! Moderatorja Alketa Vejsiu tregoi kushtet e vështira në të cilën jetonte vogëlushi duke bërë thirrje për ta ndihmuar.

Dhe kësaj thirrje i janë përgjigj edhe shumë emigrant shqiptar.

Këtë e bën të ditur vetë moderatorja në një postim të sajin në Instagram.Gjithashtu ajo tregon se diçka e mrekullueshme do të ndodhë për Xhesion këtë të hënë.

’ Dicka e mrekullueshme do te ndodhë të hënën me historinë e Xheison Baftit. Edhe në Itali e kanë mësuar historinë e këtij djali. Pjesa më e madhe që e kanë ndihmuar me donacionet e tyre janë emigrante. Skam fjale’ ka shkruar në postim Alketa.