.

Së shpejti “Dy gisht mjaltë” në Amerikë, zbulohet shuma që ka fituar Ermal Mamaqi nga filmi

Producenti, aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi ka dhënë së fundmi një intervistë për një nga platformat më prestigjioze për industrinë kinematografike “CINEUROPA”.

Në intervistë, Ermali tregon se “2 gisht mjaltë” së shpejti do e shohim në kinematë e Amerikës dhe zbulon sa para ka mbledhur filmi në kinema.

“Filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro në kinema dhe në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysmat e parave ishin të miat dhe gjysmat e sponsorëve. Në fillim kisha frikë, nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar”, u shpreh Ermal Mamaqi për “CINEUROPA”.

“2 gisht mjaltë” së shpejti do jepet në Angli, Itali, Greqi dhe Amerikë. Ndërsa aktualisht filmi ka pushtuar kinematë e Austrisë dhe Gjermanisë./Panorama