.

Angli/ 9 vjeçarit shqiptar i bie dollapi i shkollës sipër, humb jetën tragjikisht

Një 9-vjeçar shqiptar në Angli ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi e zuri poshtë një dollap në shkollë në Esexx. Ngjarja e rëndë ndodhi në një klub noti në Shkollën e Great Baddoë në Chelmsford të enjten në mbrëmje.

Leo Latifi, 9 vjeç u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte. Mësohet se babai i 9-vjeçarit ishte shqiptar ndërsa nëna ishte shtetase britanike.

Maria Rumsey, mësuese në St Michael, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga vdekja e Leos.

“Ai do të na mungojë shumë të gjithëve ne. Ne dëshirojmë t’i shprehim mendimet dhe ngushëllimet e të gjithë familjes dhe miqve të Leos në këtë kohë të trishtuar. Leo ishte një “shkëlqim” në shkollën tonë. Fytyra e tij e ndriçoi klasën dhe sytë e tij të shkathët, blu na bënë të gjithëve të buzëqeshim”, tha ajo.