.

Thirrje opozites per dialog/Spiropali: Koha po mbaron


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me situatën politike të vendit.

Pas letrës së tretë të kryeministrit Rama për dialog me opozitën, Spiropali i kujton këtyre të fundit se na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e fushatës zgjedhore, dhe se koha për dialog po mbaron.

 

Koha për dialog po mbaron…⏳

Publiée par Elisa Spiropali sur Vendredi 24 mai 2019

Ajo thotë se një intervistë e dhënë mbrëmë nga ish-kryeministri Sali Berisha është prova më e qartë që zgjedhjet e 30 qershorit duhet të bëhen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mbyllet puseta e hapur e epidemisë së politikës shqiptare.