.

Shpërthim në qendër të Lionit në Francë, 8 të plagosur

 

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një shpërthimi në qendër të Lionit në Francë.

Sipas mediave të huaja, flitet se bëhet fjalë për shpërthim me bombë, ndërsa shkruhet se sheshi ku ka ndodhur shpërthimi, është mbushur me vida e bulona, të cilat dyshohet të kenë qenë brenda pakos. Të plagosurit nuk ndodhen në rrezik për jetën, ndërsa mes tyre është edhe një vajzë 8-vjeçe.
Aktualisht nuk dihet ende asgjë për autorin, apo autorët, ndërsa policia franceze është vënë në ndjekje të një burri i cili po lëvizte me biçiklete pak para shpërthimit, për të cilin dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.