.

“Mbretëreshat e drogës”/ Kush janë katër shqiptarët e arrestuar që u “shërbenin” grave në krye të rrjetit të kokainës. Detaje nga operacioni

 

Nuk është rastësi që emri i koduar i operacionit është “Mbretëresha e drogës”, i realizuar në Asti.
Kjo lidhet me rastin mjaft të rrallë të këtij qyteti, ku hetimet që çuan në arrestimin e 21 personave, filluan me një grup prej 4 grash, italiane e marokene dhe më pas numri i tyre shkoi në 6-të, të cilat kishin kanalet kryesore të furnizimit me drogë të qytetit.

Të gjithë ata që u arrestuan jetonin ekskluzivisht në veprimtaritë e tyre të drogës, përveç një punëtori shqiptar që punonte njëkohësisht edhe në një fabrikë. Shumica e konsumatorëve që grupit ishin në varësi të fortë të drogës kryesisht kokainë.

Hetimet përfunduar të mërkurën në mëngjes me 15 arrestime dhe dhjetëra kërkime, për të cilat 100 policë u angazhuan në disa kontrolle në qytet.

Nga hetimet është zbuluar se grupi shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit dhe në të gjitha orët, varësisht nga kërkesat.

Në një nga rastet, një nga shitësi duke mos arritur të dilte në rrugë dhe mungesës së bashkëpunëtorëve në atë moment, dërgoi vajzën e tij 11 vjeçare për të dërguar porosinë e kokainës dhe për të marrë të hollat.

Në një rast tjetër, një nga konsumatorët i paaftë për të blerë dozën e kokainës me para të gatshme, e shkëmbeu atë me 5 litra vaji ulliri ekstra të virgjër.

Gratë dhe shqiptarët e arrestuar

Në pranga gjatë aksionit të së mërkurës, përfunduan Ouarda Jeddar, e njohur si “Francesca”, 36 vjeç, me prejardhje nga Maroku, e konsideruar si gruaja referuese në dyqanin e drogës, ndërsa gratë e tjera i bindeshin asaj.

Ajo kujdesej për dyqanin e kokainës, menaxhonte dërgesat me telefon dhe siguronte furnizimet duke vendosur çmimet përkatëse.

Luana Vitale, 32 vjeçare është një tjetër anëtare e shquar e grupit. Ajo vuri në funksion të grupit njohuritë e saj për trafikun e drogës të përfituara nga shoku i saj, i cili ndodhet aktualisht në burg. Ndërsa gratë e tjera të arrestuara kishin rol të dorës së dytë.

Në pranga kanë përfunduar sipas mediave italiane, edhe shqiptarët Nikolin Preçi, i njohur si Niku ose Niko, 29 vjeç, shqiptar, banues në Praia, Mikel Gjokaj, i njohur si “Giorgio albanese”, 44 vjeç, me rolin e furnizuesit, Samuel Çotaj i njohur si “Samu”, 25 vjeç, si dhe Erigrat Dunga, 25 vjeçar shqiptar.

Në pranga kanë përfunduar edhe disa persona afrikanë. Pjesë e grupit janë edhe persona të tjerë të arrestuar më herët./panorama