.

Lionel Mesi thotë të tijën: Ja kë dua trajner të Barcelonës

 

 

Barcelona luan finalen e madhe të Copa Del Rey kundër Valencias dhe në vigjilje të ndeshjes së rëndësishme, kapiteni dhe ylli argjentinas i katalanasve, Lionel Mesi, shpreh dëshirën e tij sa i takon emrit të trajnerit që ai kërkon të ketë në sezonin e ardhshëm. Sikundër pritej, preferenca e Leos, është qëndrimi i trajnerit aktual, Ernesto Valvderdes.

“Do të më pëlqente që të vijoja punën me Valverden. Mund të mos u pëlqejë shumë vetave, por sezonin e shkuar ka fituar kampionatin dhe kupën dhe këtë sezon është duke përsëritur të njëjtin sukses. Madje kemi bërë më mirë sesa vitin e shkuar, pasi kemi humbur vetëm dy ndeshje,” theksoi Leo Mesi.