.

Kujt i ngjan Kajan? Ja si pergjigjet Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar së fundmi se është një natyrë shumë përllogaritëse. Në një intervistë në emisionin e pasdites në Vizion Plus, ku preket si subjekt ngjashmëria e të birit, Erioni i është përgjigjur pyetjes së thjeshtë të moderatores Evi Reçi kështu:

“I ngjan mamës së vet! E ç’a të kushton t’i thuash një fjalë të mirë dhe t’ia bësh qejfin gruas, që është aty dhe që merret me të shumë më shumë se sa ty, që ti të marrësh pastaj të gjithë lavdinë e ngjashmërisë?”

Ngjashmëria e një foshnjeje me prindërit, kurrë më parë nuk është trajtuar në mënyrë kaq të përshtjelluar. E megjithatë, bëhet fjalë për Veliajn!