.

“Ka vetëm kusari dhe etje për pushtet”, Basha numëron rastet kur Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen: Nuk ka as…

Kreu i PD-së, Luzlim Basha, ndërsa i është referuar dorëheqjes së kryeministres britanike, Theresa May, tha se nëse kryeministri Rama do të kishte një të njëmijtën e nderit të May, do të ishte larguar me dhjetëra hera.

Nga Burreli, ndërsa numëron herët kur Rama, sipas tij, duhej të kishte dhënë dorëheqjen, Basha thotë se Rama ka vetëm “kusari dhe etje për pushtet”.

“Për këto 6 vite, Edi Rama, po të kishte pasur një të njëmijtën të nderit e të dinjitetit të Theresa May, do të ishte larguar me dhjetëra herë, do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e grave e vajzave, narkotrafikantët. Do të ishte larguar kur nën urdhrat e tij Shqipëria u shëndrrua në hambar droge. Duhej të ishte larguar kur prokurorët e kapën gafil me Vangjush Dakon duke vjedhur zgjedhjet parlamentare në vitin 2017, duhet të ishte larguar kur shpërtheu afrea korruptive e Unazës. duhej të ishte larguar kur helmoi me gaz fëmijë shqiptarë në shtëpitë të tyre.

Por Edi Rama nuk ka as një të njëmijtën e një kryeministri në Europë, ka vetëm kusari, etje për pushtet, që e ktheu vendin tonë në një humnerë të zezë kriminale. Nuk ka as dinjitet, as nderë, kreu i bandës Edi Rama. E gjithë beteja e tij ka qenë të sakrifikojë qytetarët shqiptarë, ekonominë tuaj, për pasurinë dhe pushtetin e tij. Le ta marri përgjigjen sot nga Mati, siç do të kumbojë nesër në Tiranë, se koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë mori fund. Një shoqëri e lirë, e përbërë nga njerëz të drejtë, mund ta humbë përkohësisht rrugën, por vjen një moment kur ka nevojë ta mundë frikën dhe të gjejë kurajon që na bën njerëz që duam dinjitet dhe nuk pranojmë më kurrë të shkelemi me këmbë“, tha Basha.