.

Furgoni bie nga një lartësi në lumin Shkumbin

Një furgon ka rënë nga një lartësi prej 200 metrash në lumin Shkumbin.

Paraprakisht, drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në humnerë.

News 24 informon se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës së Murrashit.

Informacionet janë paraprake dhe ende nuk dihet për fatin e drejtuesit të mjetit apo nëse në makinë ka pasur persona të tjera.