.

E mahnitshme! Zbulohet shtëpia superluksoze ku fshihej Rihanna, ndjekësit e pikasën nga këto detaje

31-vjeçarja e muzikës pop, Rihanna rrëfeu se ka jetuar në Londër për një vit, në mënyrë të fshehtë.Ajo kishte thënë në rrjete shoqërore se po shijonte anonimitetin e banesës së re, por pa treguar se ku jetonte.
Megjithatë, gazetarët britanikë zbuluan se këngëtarja ka jetuar në një vilë me vlerë 34 milionë euro.
Vila ka një kopsht fantastik, palestër më vete si dhe kushte të tjera fantastike, në një zonë shumë ekskluzive. Fqinjët thonë që nuk e kishin ditur që këngëtarja kishte jetuar pikërisht aty për një vit të tërë.
Shtëpia ka pesë banja, dy studio, staf shërbimi, roja sigurie dhe kryeshërbëtor dhe qiraja kushton 18 mijë euro në javë.

Një pjesë e mirë e ndjekësve e kishin kuptuar që po jetonte në Britani që nga markat e blerjeve dhe disa objekte të pikasura kur ajo bënte video dhe foto për Instagramin.
Rihanës i leverdis të jetojë në Londër pasi i duhet të udhëtojë shpesh në Paris, ku punon me LVMH, grupin më të madh të luksit në botë.