.

E frikshme/Lavatriçja dhe frigoriferi hapeshin gjatë natës, ja çfarë zbuloi çifti pas vendosjes se kamerave(Video)

Të shpërngulur në banesën e tyre të re prej dy vitesh, një çift i ri është përballur me një situatë të çuditshme.
Gjatë natës dera e frigoriferit dhe lavatriçes hapej çka detyroi çiftin të instalonin kamera sigurie për të parë se çfarë po ndodhte.
28 vjeçari i quajtur Paul monitoroi dy data të cilat vërtetuan dyshimet e çiftit se forca të mbinatyrshme kishin pushtuar shtëpinë e tyre. Sipas tyre, ngjarjet e çuditshme zakonisht fillonin në orën 1.30.
Paul shprehet se kjo zhurmë është dëgjuar para disa muajsh dhe filloi të përsëritej kur gjyshja e tij ndërroi jetë.
Ata shtojnë se përveç hapjes së pajisjeve në shtëpi, kanë dëgjuar edhe zëra të çuditshëm.