.

Bllokimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Neranxi thirrje për reagim biznesit: Duhet të bashkohemi

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë dhe biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi, me anë të një statusi në Facebook, ngre alarmin për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet biznesi. Sipas biznesmenit faktorë janë; rënia e konsumit nga shtimi i varfërisë, si dhe nga largimi masiv i shqiptarëve.

Një tjetër shqetësim për Neranxin, është edhe mungesa e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese dhe biznesi nuk ka ku të ankohet.

“SOS, te bashkohemi qe ti tregojmë këtij shteti te korruptuar, se biznesi është me i forte se ai!

Te nderuar tregtare, sipermarres te vegjel, te mesem dhe te medhenj! Ne cilesine e Kryetarit te Shoqatës per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqipërisë, dhe si sipërmarrës i nje biznesi Vip prej 28 vitesh, ju bej thirrje te mblidhemi ne një takim urgjent! Situata qe po kalojmë eshte kritike. Renia e konsumit si pasoje e varferise qe po thellohet per dite, si dhe e largimit masiv te shqiptareve, e ka sjelle biznesin e ndershëm, formal dhe qe nuk eshte klient i pushtetit, ne kushtet e mbijetesës. Ketij problemi kaq te madh, i shtohet edhe fakti se institucionet shtetërore  po sillen si gjobëvënës. Na behën për dite padrejtësi dhe nuk kemi ku te ankohemi! Behën përditë ligje si te na falimentojnë dhe nuk kemi gjykate ku te ngrijmë një padi. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte nuk funksionojnë! Ne keto kushte ekstreme, ne si sipërmarrës duhet te bashkohemi dhe te marrim vendime, qofte edhe esktreme, per te shpëtuar punën tone qe e kemi ngritur me djerse dhe qe kërkojnë te na e shkatërrojnë qëllimisht! Forca jone eshte me e madhe se intrigat e pushtetit ndaj nesh!”, shkruan ai.

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise