.

Sejamini: Shqipëria, vendi i parë dhe i vetëm në botë, pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë

Analisti i njohur, Neritan Sejamini, shkruan përmes një postimi në facebook, se dje Shqipëria u bë vendi i parë në historinë botërore pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatën e Lartë. ”Duhen shumë njerëz mediokër, duhet neglizhencë esktreme profesionale, duhen politikanë dhe funksionare të korruptuar, duhet egoizëm i verbër si dhe gabime pa fund njëra pas tjetrës, pa e çarë kokën fare për to, që të arrish këtë gjë”, shkruan Sejamini

Postimi i plotë:

Dje Shqipëria u bë vendi i parë dhe i vetëm në historinë botërore moderne pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Ata që mendojnë se kjo është një arritje e thjeshtë, gabohen:

Duhen shumë njerëz mediokër, duhet neglizhencë esktreme profesionale, duhen politikanë dhe funksionare të korruptuar, duhet egoizëm i verbër si dhe gabime pa fund njëra pas tjetrës, pa e çarë kokën fare për to, që të arrish këtë gjë.

Në fund, duhet edhe shumë neveri dhe përcmim për popullin shqiptar që në këtë ditë kur nuk fshihet dot më dështimi spektakolar që prek direkt jetët dhe të drejtat e shqiptarëve, të dalësh e t’u thuash atyre se Reforma në Drejtësi është sukses i madh, siç bëri Luigi Soreca dje.