.

Ja fjalët e fundit që Jennifer i tha Jolie para tradhtisë me Brad

 

Jennifer Aniston ka treguar së fundmi se çfarë i ka thënë për të fundit herë Angelina Jolie, partneres prej 11 vitesh të ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt, kur ky i fundit vijonte të ishte i shoqi. Në një intervistë për “Vanity Fair”, Aniston u shpreh se ajo ishte takuar me Jolie në parkingun e makinave të studiove ku po xhirohej filmi “Friends”.

“U prezantova me të. I thashë që Brad ishte shumë i emocionuar që do punonte me të, si dhe i shpreha dëshirën që të kalonin një kohë të mirë së bashku”- tha Aniston, duke pranuar më tej se Pitt kishte filluar të ndryshonte shumë përgjatë xhirimeve të filmit “Mr & Mrs Smith”, aq sa u “zhduk”.

Martesa e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt mori fund pas 4 vitesh e gjysmë, në 2005-ën. 55-vjeçari dhe Jolie filluan të dilnin pak kohë më pas duke shkaktuar spekulime se lidhja e tyre kishte filluar pikërisht gjatë xhirimeve të filmit “Mr & Mrs Smith”.

Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë së bashku. Fëmijët e adoptuar Maddox (17 vjeç) Pax (15 vje) Zahara ( 14 vjeç) vajzën biologjike Shiloh (12 vjeç) dhe binjakët Vivienne e Knox (10 vjeç). Çifti u nda në shtator 2016 dhe në shkurt të këtij viti u raportua se Pitt mori pjesë në 50 vjetorin e ditëlindjes së Aniston. Sa i takon kësaj të fundit, u nda nga bashkëshorti Justin Theroux vitin e kaluar pas dy vitesh martesë.