.

Dule: Kuvendi ka rënë, Presidenti të kërkojë shpërndarjen e tij

 

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka ka komentuar situatën politike në vend.
Nëpërmjet një statusi të shpërndarë në rrjetin social “twitter” Dule thotë se mos plotësimi i numrit prej 140 deputetësh ka rrëzuar Kuvendin.
Madje ai shkon më tej dhe thotë se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese i takon Presidentit të kërkojë shpërndarjen e Kuvendit.

Kujtojmë se edhe me plotësimin e vedneve të lëna nga opozta në sallë janë aktualisht 122 deputetë, pra larg 140-ës.

STATUSI I PLOTË
Pavarësisht farsës së zëvëndësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij.